Gjermania ka regjistruar rekord të shifrave më koronavirus për të ditën dytë radhazi.
Gjatë 24 orëve të fundit 16,774 persona, u konfirmuan pozitiv për COVID-19.
Autoritetet lokale shëndetësore bënë me dije se 89 pacientë humbë jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 10,272.
Gjithashtu raportohet se dy javët e fundit është dyfishuar numri i pacientëve në kujdesin intensiv.
Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të raste të reja me koronavirus duke u renditur pas Francës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë.
/abcnews.al/