Gjermania ka raportuar rritjen më të lartë ditore të rasteve me koronavirus gjatë këtij muaji.
Instituti Robert Koch, qendra e kontrollit të sëmundjes në Gjermani, raporton 770 raste të reja të konfirmuara, duke çuar totalin e numrit të rasteve në vend në 188,534.
Qeveria gjermane ka ngecur në hapjen graduale të vendit, derisa kërkon të lokalizohen shpërthimet e mundshme.
Një aplikacion falas i lansuar të martën për të ndihmuar në gjurmimin e njerëzve që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit, është shkarkuar tashmë 9.6 milion herë në Gjermani, vend ky i cili ka popullsi prej 83 milionë.