Gjermania pritet të lehtësojë masat për të vaksinuarit

schedule08:38 - 28 Prill, 2021

schedule 08:38 - 28 Prill, 2021

Qeveria gjermane pritet të lehtësojë masat  për personat e vaksinuar, ndërkohë që ritmi i vaksinimeve vazhdon të rritet. Kancelarja Angela Merkel tha se njerëzit që kanë marrë të dy dozat nuk do të kenë  nevojë për një test negativ apo të karantinohen nëse takojnë dikë i cili është infektuar.

Të njëjtat procedura do të zbatohen për të njëjtët persona që janë shëruar nga koronavirusi. Këta duhet të tregojnë vetëm një test negativ jo më të vjetër se 28 ditë. Qeveria do të përgatisë një dekret që përcakton propozimet e saj të cilat më pas do të diskutohen në parlament.

Gjermania ka regjistruar 3,326,778 raste dhe 82,698 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!