Gjermania po planifikon ndalimin e pirjes së duhanit nëpër makinat ku pasagjerë janë edhe të miturit dhe gratë shtatëzëna. Mediat gjermane cituan një draft të ministrit gjerman të Shëndetësisë Karl Lauterbach që do të koordinohet me ministritë e tjera përpara se ai ta paraqesë atë në kabinet.
Pirja e duhanit në makina aktualisht nuk është e paligjshme në Gjermani. Plani, i cili është pjesë e projekt-propozimit të Lauterbach për legalizimin e kanabisit, synon të zgjerojë ligjin ekzistues për mbrojtjen e jo-duhanpirësve.
Zgjerimi i ndalimit të pirjes së duhanit, i cili tashmë zbatohet në transportin publik, synon “të sigurojë mbrojtjen e nevojshme nga pirja pasive e duhanit për këtë grup veçanërisht të rrezikuar njerëzish”, sipas draftit./abcnews.al