Gjermania po mbytet, Siberia po digjet, ekstremet e motit që po tronditin dhe kërcënojnë planetin

schedule08:09 - 18 Korrik, 2021

schedule 08:09 - 18 Korrik, 2021

Fatkeqësitë dhe ngjarjet ekstreme të motit po zhvillohen paralelisht në disa pjesë të botës. Përmbytjet katastrofike dhe vdekjeprurëse në Gjermani dhe Evropën Veriore me 180 viktima, vala e nxehtë e paparë dhe vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe zjarret në stepat e paarritshme të Siberisë po shkaktojnë shqetësim të thellë.

Dhe kjo ndodh teksa ndërsa çdo ditë e më shumë njerëzit po i kuptojnë me dhunë pasojat e ngrohjes globale.

Askush nuk mund ta mohojë që kjo katastrofë është e lidhur me ndryshimin e klimës” tha Horst Seehofer, ministri i Brendshëm i Gjermanisë. Sipas shifrave të fundit, të paktën 156 njerëz kanë humbur jetën nga përmbytjet, të cilat kanë marrë me vete fshatra të tëra.

Në fakt, autoritetet kanë frikë se numri i viktimave është më i lartë, pasi të zhdukurit vlerësohen në qindra dhe komunikimet janë ndërprerë, duke e bërë edhe më të vështirë lokalizimin dhe gjetjen. Për “frikë, dëshpërim dhe dhimbje” foli Angela Merkel.

Gjithashtu Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu janë të prekura nga përmbytjet. Numri i viktimave në Belgjikë ka arritur në 14, ndërsa Holanda është e shqetësuar për atë që pritet që të ndodhë.

Në të njëjtën kohë, shtetet perëndimore në SHBA dhe Kanadaja po përgatiten për valën e katërt të të nxehtit. Vetëm në Kaliforni, zona e djegur këtë vit tashmë ka tejkaluar vitin e kaluar.

Imazhet nuk janë më të mira as në Siberi. Rreth 10 milionë hektarë pyje janë djegur, pavarësisht mobilizimit të rreth 3,000 zjarrfikësve dhe ndihmës së forcave të armatosura kryesisht nga ajri./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!