Ministrja e Jashtme gjermane po paralajmëron Izraelin kundër kryerjes së një operacioni ushtarak tokësor në Rafah, në një deklaratë të publikuar sot.
Sulmi në Rafah, një qytet që pret më shumë se një milion njerëz të zhvendosur nga zona të tjera të enklavës palestineze, “nuk justifikohet”, theksoi Annalena Berbock.
Ministrja e Jashtme gjermane nënvizoo gjithashtu se “shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë” në luftën në Rripin e Gazës. Duke theksuar se ata mund të ishin fëmijët tanë.
Vendkalimi kufitar në Rafah kontrollohet nga autoritetet egjiptiane dhe palestinezët që punojnë për Hamasin.
/abcnews.al