Gjermania nuk do të dalë nga kriza politike

schedule19:59 - 27 Nëntor, 2017

schedule 19:59 - 27 Nëntor, 2017

Kriza politike në Gjermani do të vazhdojë deri vitin që vjen. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i afërt me kancelaren Angela Merkel. Ai bëri me dije se negociatat për një koalicion të madh nuk do të fillojnë para vitit 2018.

Negociatat për koalicion qeverisës mes Unionit Kristian-Demokrat dhe Partisë Social-Demokrate në Gjermani nuk do të nisin para fillimit të 2018. Lajmi është konfirmuar për mediat ndërkombëtare nga një zyrtar i lartë afër kancelares Angela Merkel. Këto zhvillime vijnë pas dështimit në negociata mes partisë së Unionit Kristian-Demokrat me 2 partia të tjera.
Më herë Merkel ishte shprehur: “Ne duhet të zhvillojmë bisedime me Social Demokratët. Sigurisht jemi të përgatitur për negociata, por këto negociata duhet të zhvillohen në bazë të një respekti reciprok. Kjo duhet të jetë shumë e qartë”.

Mandati i katërt në drejtim të Gjermanisë për Merkel është vendosur në dyshim pas dështimit të bisedimeve tre-javore me Demokratët e Lirë dhe të Gjelbrit. Ky zhvillim ka sjellë shumë paqartësi në vend. Social-Demokratët, partnerët e mëparshëm të Kancelares, janë shprehur se do të kalojnë në opozitë pas rezultatit më të keq të zgjedhjeve të regjistruar që prej luftës së dytë botërore. Por që nga ajo kohë, ata kanë sinjalizuar një fund të mundshëm të bllokimit duke rënë dakord të diskutojnë mbështetjen e qeverisë së Merkel në një koalicion tjetër të madh.
Ndërkohë, udhëheqësi i Social-Demokratëve, Martin Shulc është zotuar të mbështesë anëtarët e partisë së tij për çdo marrëveshje që do të arrijnë me kancelaren gjermane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!