Gjermania: Nord Stream 1 mund të dalë jashtë funksionit përgjithmonë

schedule14:17 - 28 Shtator, 2022

schedule 14:17 - 28 Shtator, 2022

Nord Stream 1 mund të dalë jashtë funksionit përgjithmonë. Nëse problemet në të dy tubacionet nuk riparohen shpejt, vëllime të mëdha të ujit të kripur do të kalojnë në tubacione dhe do të shkaktojnë korrozion, sipas dy burimeve qeveritare për gazetën Tagesspiegel, shkruan skynews.

Sizmologët raportuan të martën se shpërthimet tronditën Detin Baltik  ndërsa u zbuluan rrjedhje të pazakonta në dy tubacione nënujore të gazit natyror që kalon nga Rusia në Gjermani.

3 dëmtime u raportuan në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, të cilat janë të mbushura me gaz natyror, që do të thotë se tubacionet nuk kanë gjasa të jenë në gjendje të transportojnë gaz në Europë këtë dimër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!