Gjermania nis zbatimin për mbylljen kufijve, çfarë ndodh me ata që mbeten jashtë

schedule07:41 - 18 Mars, 2020

schedule 07:41 - 18 Mars, 2020

Gjermania zbaton menjëherë vendimin e BE-së për ndalimin e hyrje-daljeve nga vendi, duke i mbyllur kufijtë. Gjermanët që ndodhen aktualisht jashtë vendit do të kthehen përmes një aksioni të posaçëm me avionë charter.

Kancelarja Angela Merkel ka konfirmuar, se në Gjermani hyn menjëherë në fuqi ndalimi i udhëtimeve vendosur nga BE-ja. Pas konsultimeve me kolegët e saj të BE-së, kancelarja deklaroi në mbrëmje (17.03) në Berlin përmes një video-konference, se rregullorja do të vlejë fillimisht për 30 ditë.

Gjermania në nivel federate dhe landesh synon të dyfishojë numrin e shtretërve të reanimacionit nëpër klinika, si një masë tjetër në sfondin e rrezikut të përhapjes së infeksioneve me virusin Corona. Kjo mësohet nga një vendim, që e posedon agjencia e lajmeve DPA. Më tej sipas këtij informacioni mësohet, se politikanët kanë vendosur një plan emergjence për spitalet.

Sa i përket frikës se njerëzve nga mungesa eventualisht e furnizimeve, qeveria gjermane siguroi, se gjermanët nuk kanë përse të shqetësohen: Furnizimi është i sigurtë, deklaroi ministrja e Bujqësisë Julia Klöckner në Berlin. „Blerjet në panik jo vetëm që nuk janë të nevojshme, por ato edhe shkaktojnë dëm”, shtoi politikania kristiandemokrate.

„Urë ajrore” për kthimin e turistëve gjermanë të mbetur jashtë vendit

Përmes një aksioni të pashembullt qeveria do të kthejë në vend dhjetra mijëra gjermanë, që ndodhen jashtë me pushime dhe janë bllokuar atje për shkak të krizës së Coronës. Në një intervistë për DË ministri i Jashtëm Heiko Maas paralajmëroi prej udhëtimeve.

Në radhë të parë do të transportohen pushuesit nga Maroku, Republika Dominikane, Filipinet, Egjipti dhe Malediven. Deri në 50 milionë Euro do të shpenzojë qeveria për këtë. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Jashtme aktualisht ndodhen mbi 100.000 vetë me pushime jashtë vendit.

“Hotelet do të mbyllen, qarkullimi ajror do të ndërpritet. Ndaj ne kemi vendosur, që qeveria të nisë charter nga shoqëritë ajrore, kryesisht Lufthansa, për të sjellë gjermanët nga jashtë në atdhe”, tha ministri i Jashtëm Heiko Maas në intervistë për DË.

Maas parashikon që ky aksion do të zgjasë disa ditë, sepse „ne nuk mund të ofrojmë zgjidhje për 24 orë”, tha politikani socialdemokrat. Të interesuarit duhet të informohen përmes qendrës së krizës në Ministrinë e Jashtme ose përmes ambasadave në vendet ku ata ndodhen. Parimisht çdo shtetas gjerman ka të drejtë të kthehet në atdhe. Ata që kanë simptoma të një infeksioni me virusin Corona pas mbërritjes në Gjermani duhet të kalojnë në karantinë. Maas dha edhe një paralajmërim për udhëtimet. Me këtë ai donte t’u bëjë të qartë qytetarëve, se aktualisht udhëtimet jashtë vendit janë tëpapërgjegjshme. Në rast se ndërpirtet qarkullimi ajror ndërkombëtar, kufijtë dhe aeroportet mbyllen, atëherë askush nuk mund të garantojë sërish kthimin në vend, tërhoqi vëmendjen Maas. DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!