Gjermania ngrin asetet ruse me vlerë më shumë se 5 miliardë dollarë

schedule19:13 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 19:13 - 19 Dhjetor, 2022

Gjermania ka ngrirë 5 miliardë euro në asete ruse si pjesë e sanksioneve të BE-së për luftën në Ukrainë.

Qeveria në Berlin e publikoi shifrën në përgjigje të një pyetjeje nga Christian Gorke, një deputet i partisë socialiste Die Linke.

Qeveria thotë se 2 miliardë euro nga asetet e ngrira janë fonde që janë raportuar në bankën qendrore, Bundesbank, nga bankat gjermane. Përveç kësaj, ka “asete të luajtshme” me vlerë 1 miliardë euro.

Por qeveria nuk dha shifra të sakta. /abcnews.al