Gjermania ka vendosur të ofrojë një mbështetje të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, duke ndarë rreth 11 miliardë euro një shumë që do të përdoret për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë.
Këtë informacion e ka konfirmuar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili ka theksuar se ky angazhim i Gjermanisë është një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës dhe stabilizimin e situatës në rajon.
Financimi do të shpërndahet në periudhën deri në vitin 2029, duke i mundësuar Ukrainës të modernizojë dhe fuqizojë forcat e saja të armatosura në një periudhë afatgjatë, duke siguruar një mbështetje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.
Ky plan i gjatë financiar është projektuar për të përballuar nevojat e ndryshme ushtarake dhe mbrojtëse të Ukrainës, si dhe për të siguruar që ajo të jetë e përgatitur për sfida të tjera të mundshme në të ardhmen.
I’m grateful to the people and government of Germany, particularly to my counterpart Minister #Pistorius for today’s announcement of €11 billion in further military support to Ukraine up to 2029.
The deliveries fromin 2025 will help us defend our skies (IRIS-T systems with…
— Rustem Umerov (@rustem_umerov) April 11, 2025