Gjermania: Mungesa e gazit mund të shkaktojë një krizë të rëndë ekonomike në Europë

schedule12:48 - 27 Qershor, 2022

schedule 12:48 - 27 Qershor, 2022

Mungesa e gazit këtë dimër mund të çojë në një “krizë të rëndë ekonomike në Europë”, ka paralajmëruar zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i ekonomisë, sipas CNN.

“Gjatë dimrit, ekziston një kërcënim prandaj është i nevojshëm reduktimi i gazit. Sipas mendimit tim, kjo do të çonte në një krizë të rëndë ekonomike në Europë dhe në Gjermani, dhe kjo duhet të shmanget me çdo kusht,” tha Robert Habeck.

“Nuk jemi ende aty, por për të mos arritur atje, na duhet veprim vendimtar, i përbashkët, solidar dhe mbi të gjitha shumë i shpejtë. Një krizë furnizimi në një vend çon në një krizë ekonomike në një tjetër. Ne jemi të përkushtuar dhe të varur nga solidariteti në këtë rast.”

Habeck mbështeti përparimin e udhëhequr nga SHBA për të vendosur një kufi për çmimin e importeve ruse të energjisë, me kusht që të marrin pjesë shumë vende. Rritja e çmimeve të energjisë ishte një “barrë e rëndë për konsumatorët dhe industrinë,” tha Habeck dhe ai kërkoi nga industria dhe konsumatorët të kursejnë gazin në mënyrë që të përgatiten për dimër.

“Ne duhet të ulim konsumin dhe kemi nevojë për më shumë kapacitet.”

Rikujtojmë se që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, sanksionet perëndimore ndaj naftës dhe gazit rus kanë kontribuar në rritjen e çmimeve të energjisë.

/abcnews.al