Gjermania miraton rikthimin e termocentraleve të linjitit

schedule12:14 - 5 Tetor, 2023

schedule 12:14 - 5 Tetor, 2023

Kabineti i kancelarit gjerman Olaf Scholz ka miratuar vazhdimin e furnizimit me energji elektrike nga termocentralet me linjit në rast të mungesës së energjisë në periudhën dimërore, njoftoi të mërkurën Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Masat Klimatike.

Nëse është e nevojshme, termocentralet do të vihen në punë në periudhën nga tetori deri në fund të marsit 2024.

Dimrin e kaluar, qeveria gjermane përsëri u lidh në rrjetin e termocentrale rezervë me linjit me fuqi 1.9 gigavat, pasi furnizimet e gazit natyror nga Moska u ndaluan pothuajse plotësisht për shkak të luftës ruso-ukrainase.

Djegia e linjitit për prodhimin e energjisë elektrike lëshon më shumë dioksid karboni se çdo formë tjetër e prodhimit të energjisë elektrike, kështu që deri në verën e ardhshme Qeveria do të bëjë propozime se si të balancohen emetimet e shtuara të gazit që këto termocentrale do të prodhojnë këtë dimër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!