Gjermania miraton ligjin që ndalon ndërrimin e gjinisë ose identitetit nën moshën 18 vjeç

schedule11:10 - 8 Maj, 2020

schedule 11:10 - 8 Maj, 2020

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar një ligj që  ndalon ndërrimin e gjinisë ose identitetit nën moshën 18 vjeç.

Legjislacioni ka për qëllim të ndalojë grupet që ofrojnë shërbimin – i cili pretendon se është në gjendje të ndryshojë orientimin seksual të një personi –  nën moshën 18 vjeç.

Ata që shkelin ligjin e ri mund të vuajnë dënimin një vit burg, ose me 30,000 € (32,535 $; 26.268 £) gjobë.

Hulumtimet tregojnë se konvertimi në gay mund të çojë në depresion dhe të rrisë vetëvrasjet.

Sipas ligjit, i miratuar të enjten në mbrëmje, të miturit nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndërhyrje mjekësore që synojnë të ndryshojnë orientimin e tyre seksual ose identitetin gjinor.

Prindërit dhe kujdestarët ligjorë gjithashtu mund të ndëshkohen nëse i lejojnë fëmijët e tyre të jenë pjesë e mashtrimeve të tilla.

Megjithatë  opozita e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë ka bërë thirrje që kufiri i moshës të rritet në 26 vjeç – Partia e Majtë dëshiron që ajo të jetë 27 vjeç.

Rreth 1.000 njerëz i nënshtrohen ndërrimit të identitetit në Gjermani çdo vit, sipas Fondacionit Magnus Hirschfeld, një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Berlin.

Por kjo është diçka e jashtëligjshme në Zvicër dhe në disa zona të Australisë, Kanadasë dhe Sh.B.A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!