Gjermania miraton dërgimin e tankeve “Leopard 1” në Ukrainë

schedule13:47 - 3 Shkurt, 2023

schedule 13:47 - 3 Shkurt, 2023

Gjermania ka autorizuar dërgimin e tankeve Leopard 1 në Ukrainë. Njoftimi u bë nga një zëdhënës i qeverisë gjatë një konference për shtyp.

Lëvizja vjen pas një njoftimi në fund të muajit të kaluar se 14 nga tanket më të reja Leopard 2 të vendit do të dërgoheshin në Ukrainë, duke i hapur rrugën gjithashtu edhe vendeve të tjera për të dërguar tanket Leopard.

Rreth 88 Leopard 1 do të dërgohen së shpejti në Ukrainë, sipas një raporti nga Süddeutsche Zeitung.

Por sipas informacioneve, këto tanke kanë nevojë për riparim.

Leopard 1 hyri në shërbim në vitet 1960.

/abcnews.al