Gjermania miraton buxhetin, rreth 8 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

schedule10:35 - 3 Shkurt, 2024

schedule 10:35 - 3 Shkurt, 2024

Parlamenti gjerman miratoi buxhetin për këtë vit, brenda të cilit do të ndahen 7.6 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Për projektbuxhetin votuan pro 388 deputetë, ndërsa 279 votuan kundër.

Buxheti i përgjithshëm për këtë vit është 476.8 miliardë euro, ndërsa kreditë e reja aktualisht arrijnë në 39 miliardë. Më 31 janar, Gjermania dërgoi ndihmë të re ushtarake në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Scholz kritikoi vendet e tjera të BE-së se nuk po ofrojnë aq sa munden për të ndihmuar Ukrainën.

Sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, fondet e alokuara për mbështetjen ushtarake për Ukrainën midis shkurtit 2022 dhe dhjetorit 2023 arritën në 5.66 miliardë euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!