Nga John Bruton, Mikulas Dzurinda and Andrius Kubilius, Euobserver
Politika e Rusisë në vitet e fundit është hasur me disa dimensione shqetësuese.
Politika e saj e jashtme është mishëruar nga aneksimi i Krimesë dhe lufta hibride që ka zhvilluar kundër Ukrainës. Metoda e vetme produktive mund të jetë presioni efektiv nga Perëndimi në Kremlin dhe ekziston një mundësi unike për të ushtruar një presion të tillë.
Po aq karakteristike janë provokimet e pandërprera të Rusisë në Detin Baltik, sulmet e saj kibernetike dhe përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet dhe referendumet në Perëndim.
Një atribut i përhershëm i politikës së jashtme të Rusisë është përpjekja e saj për të dobësuar kohezionin e Komunitetit Transatlantik dhe për të prishur unitetin e brendshëm të BE-së.
Dimensioni i politikës së brendshme të politikës ruse është dominuar prej kohësh nga pluralizmi politik, shtypja e opozitës, dhe gjithashtu nga mungesa e respektit dhe shpërfilljes së të drejtave të njeriut.
Simboli i këtij dimensioni është Alexei Navalny dhe lëvizja e tij.
Shtypja në vend dhe agresioni jashtë vendit janë dy anët e së njëjtës medalje për Kremlinin.
Perëndimi dhe BE-ja në veçanti, janë drejt humbjes së luftës për të mbajtur një rend botëror të drejtë dhe të qëndrueshëm. Autoriteti i BE-së po zbehet, me të gjitha pasojat negative që ka kjo për BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar demokratik.
BE po humbet autoritetin, veçanërisht për shkak të paaftësisë së saj për të marrë një qëndrim të drejtë dhe efektiv kundër Kremlinit. Vendosja e sanksioneve për shkelje të ligjit ndërkombëtar ose të të drejtave të njeriut është një proces i zgjatur, dhe sanksionet në përgjithësi nuk janë shumë efektive.
Rusia është ende në gjendje të minojë aftësinë e BE-së për të ndërmarrë veprime duke ofruar përfitime ekonomike afatshkurtra për disa nga anëtarët e saj.
Ndërsa politikat e BE-së nuk e kanë dobësuar regjimin autokratik të Rusisë, Kremlini ka qenë i suksesshëm në forcimin e sundimit autoritar dhe populizmit radikal në disa vende të BE-së.
Është koha për të kthyer këto trende.
Vizita e Borrell në Moskë e bëri të qartë se metoda për të arritur një përmbysje efektive nuk është përdorimi i negociatave standarde politike duke u mbështetur në parimet e së drejtës ndërkombëtare ose të të drejtave të njeriut.
As përdorimi i argumenteve racionale. Metoda e vetme produktive mund të jetë, si në kohën e Luftës së Ftohtë, presioni efektiv nga Perëndimi mbi Kremlinin.
Edhe në fakt ekziston një mundësi unike për të ushtruar një presion të tillë.
Ne jemi të vetëdijshëm se askush tjetër përveç një prej palëve të përfshira nuk mund të vendosë që të ndalojë ose pezullojë projektin. Edhe kjo është Gjermania.
Por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ndalimi ose pezullimi i projektit do të nënkuptojë humbje të konsiderueshme ekonomike nga të dy palët. Meqenëse ky është një projekt dypalësh (dmth., ruso-gjerman), si dhe një projekt me degëzime të rëndësishme shumëpalëshe, një komunitet më i gjerë ndërkombëtar, veçanërisht vendet e BE-së, duhet të marrin pjesë në kompensimin e këtyre humbjeve për palën gjermane.
Helmut Kohl ka thënë se Gjermania u bë ekonomia më e fortë europiane, duke përfituar më shumë nga integrimi europian.
Kjo është arsyeja pse vendi duhet të bëjë lëshimet ose sakrificat më të mëdha në krahasim me të gjitha vendet e BE-së.
Si pjesë e strategjisë të BE-së për Rusinë, Franca duhet të jetë e para nga vendet që do të kompensojnë Gjermaninë për humbjet e shkaktuara nga anulimi ose pezullimi i Nord Stream 2.
Masat e propozuara janë të dukshme: dobësimi i regjimit autoritar në Rusi, inkurajimi i shoqërisë civile ruse, forcimi i respektit për BE-në dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, një kontribut i rëndësishëm në ringjalljen e marrëdhënieve BE-SHBA.
Amerikanët me të drejtë presin që, europianët, të japim një kontribut më të konsiderueshëm dhe konkret në zgjidhjen e çështjeve që janë kritike edhe për SHBA-në. Nuk ka dyshim se sjellja e Rusisë karshi SHBA-së është një nga këto çështje.
Është e vërtetë që vendosja e sanksioneve amerikane kundër kompanive të përfshira në Nord Stream 2, me mbështetjen dypartiake në Kongres, mund t’i detyrojë ato kompani të braktisin projektin.
Por kjo do të komplikonte rinovimin Transatlantik me administratën e Biden sepse edhe kundërshtarët e tubacionit në Europë janë të frikësuar nga perspektiva e sanksioneve të drejtpërdrejta të SHBA-së kundër firmave europiane.
Një efekt tjetër i rëndësishëm i veprimit të përbashkët europian në këtë çështje do të ishte forcimi i solidaritetit dhe unitetit të brendshëm europian. Pezullimi ose anulimi i Nord Stream 2 nuk kërkon një unanimitet nga ministrat e jashtëm të BE-së, as nuk kërkon procedura komplekse të ratifikimit në Parlamentin Europian ose parlamentet e Shteteve Anëtare.
Një veprim i tillë i guximshëm kërkon vetëm një gjë: udhëheqje politike. Kush tjetër përveç Gjermanisë duhet të udhëheqë?
Dhe nëse jo tani, deri kur gjermanët do të kenë fatin në duart e tyre? Përktheu Sonila Backa/abcnews.al