Gjermania për herë të parë ka pranuar se ka kryer gjenocid kundër popullsive të Herero dhe Namas në Namibi gjatë periudhës koloniale, dhe do dhurojë vendit afrikan 1.1 miliard euro për të ndihmuar në zhvillimin e vendit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm gjerman Heiko Mas i cili mirëpriti një marrëveshje me vendin pas pesë vitesh negociatash të vështira.
Kolonizatorët gjermanë vranë dhjetëra mijëra Hereros dhe Namas gjatë masakrave të kryera në periudhën 1904 – 1908, në atë që sipas shumë historianëve konsiderohet si gjenocidi i parë i shekullit 20.
Ministri Mas shtoi se përballë përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë, do u kërkohet falje Naminisë dhe pasardhësve të viktimave, për krimet e tmerrshme
Në kuadër të pranimit të vuajtjeve të mëdha të viktimave Gjermania do të mbështesë rindërtimin dhe zhvillimin në Namibi përmes një programi financues prej 1.1 miliard eurosh.
Por ministri i jashtëm gjerman theksoi se nuk bëhet fjalë për një dëmshpërblim me bazë juridike, dhe se një gjë e tillë nuk i hap rrugën asnjë kërkese ligjore për dëmshpërblim. Një shumë e tillë do të jepet në një periudhë 30 vjeçare, sipas burimeve pranë negociatave, dhe prioritet do të jenë pasardhësit e këtyre dy etnive./abcnews.al