Gjermania kryen bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit

schedule09:53 - 23 Nëntor, 2023

schedule 09:53 - 23 Nëntor, 2023

Më shumë se 300 policë morën pjesë në bastisjet që u zhvilluan në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, mëngjesin së enjtes në Gjermani.

Bastisjet janë zhvilluar në 15 prona, 11 prej të cilave ndodhen në kryeqytetin Berlin, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane, shkruan REL.

Masat u urdhëruan nga gjykatat për të zbatuar ndalimet dhe për të sqaruar më tej strukturat e këtyre grupeve të ndaluara, tha ministria.

“Ne po vazhdojmë aksionin tonë kundër islamistëve radikalë,” tha ministrja Nancy Faeser.

Sipas autoriteteve gjermane, bastisjet janë zhvilluar në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të grupit radikal palestinez dhe organizatave që janë të ndaluara në vend. Më 2 nëntor, Gjermania ndaloi Samidoun dhe vendosi masa të mëtejshme për të zhdukur mbështetjen për grupin ekstremist palestinez Hamas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!