Gjermania, klima e biznesit e mirë/ Anketa: Mbi 70% e sipërmarrësve do investojnë në Shqipëri

schedule15:35 - 25 Maj, 2023

schedule 15:35 - 25 Maj, 2023

Shqipëria shihet si një vend tërheqës për bizneset gjermane. Në një anketë të Shoqatës Gjermane të Industrisë e Tregtisë rreth 70 % e sipërmarrjeve kane deklaruar se do zgjidhnin Shqiperine për të vijuar aktivitetin e tyre. Por një prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet edhe biznesi gjerman është gjetja e punonjësve të kualifikuar.

Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf theksoi se sipërmarrjet gjermane vazhdojnë të tregojnë një interes të madh për rajonin dhe Shqipërinë.

“Sa më e mirë të jetë klima e investimeve, aq më shumë firma do të zgjedhin Shqipërinë. Për këtë nevojitet veçanërisht siguri ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente.
Sipërmarrja gjermane e vlerëson klimën e të berit biznes në vend dhe dëshiron të qëndrojë këtu. Por kriza e covidit te rritjes se cmmimeve nuk ka kaluar ende, tabloja e përgjithshme nuk është e errët sa vjet por prap vijon të jetë në pikë kritike. Gjermania do të vazhdojë të jetë këtu dhe do mbështesë fort Shqipërine drejt rrugës së BE”

Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s në periudhën shkurt-mars 2023,pritshmëritë për situatën ekonomike sinjalizojnë një përmirësim