Gjermania kërkon ekstradimin e taxhikut që u arrestua si pjesëtar i ISIS

schedule11:10 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:10 - 8 Qershor, 2020

Gjemania ka kërkuar ekstradimin e shtetasit nga Taxhikistani, Komron Zukurov, i cili dyshohet për përfshirje në organizatën terroriste ISIS.

Burime për Abc News bëjnë me dije seanca për shqyrtimin e kërkesës do të zhvillohet me datë 12 qershor në gjykatën e Tiranës.

Arrestimi i tij është bërë me 30 prill në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë. 24 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar para arrestimit ka qëndruar i strehuar në një familje nga Taxhikistani në zonën e Laprakës.

LEXO EDHE:FOTO/ U arrestua sot, taxhiku do të vriste për 40 000 dollarë në Shqipëri

Zukurov  dyshohet se është anëtar dhe pjesëmarrës organizatës së huaj terroiste të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të ISIS.

Grupi i tij u godit nga shteti gjerman në datë 15 prill, ndërkohë që mediat gjermane raportuan njëri nga anëtarët e kësaj ceule Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një vrasje në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!