Gjermania i paguan Michelle Obama shumë marramendëse për të folur në një konferencë

schedule17:47 - 26 Shtator, 2023

schedule 17:47 - 26 Shtator, 2023

Gjermania i pagoi një shumë marramendëse ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama, për fjalimin e saj, që zgjati vetëm një orë, në një ekspozitë mbi Teknologjinë e mbajtur dje në Mynih.

Michelle do të paguhet 700,000 euro për një fjalim me titullin: “Diversiteti dhe Përfshirja”, sipas shtypit britanik. “Michelle Obama u paraqit dje në ekspozitën e teknologjisë “Bits & Pretzels Founder Festival” që mbahet çdo vit në Mynih”, tha gazeta britanike “Daily Mail”.

Katër vjet më parë, në të njëjtën ekspozitë në Mynih, edhe bashkëshorti i saj mbajti një fjalim.

Ndërsa sipas organizatorëve të konferencës, gruaja e Barack Obamës u pagua për fjalimin e saj në një konferencë të mbajtur në margjinat e festivalit vjetor të birrës Oktoberfest.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!