Gjermania i dhuron Kosovës 150 mijë teste antigjen, në luftën kundër Covid

schedule13:54 - 19 Maj, 2021

schedule 13:54 - 19 Maj, 2021

Gjermania i dhuron Kosovës 150 mijë teste për koronavirusin. Ky donacion pritet t’i shërbejë sistemit shëndetësor në Kosovë për të luftuar pandeminë Covid.

Ambasadori Jorn Hohde deklaroi se Gjermania do të vazhdojë në krah të Kosovës në luftën kundër pandemisë.

Dërgesa e 150, 000 testeve antigjen Rapid Covid-19, ka një vlerë mbi 600, 000 euro.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë së bashku në luftën kundër pandemisë dhe solidariteti ynë mbetet element i kyç në këtë përpjekje. Gëzohem që donacioni ynë do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës në luftën kundër pandemisë.

Zbulimi i rasteve të infektimit me covid 19 dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit mbetet qëllim kryesor. Virusi vazhdon të jetë kërcënim dhe është ende gjerësisht i pranishëm në shoqëritë tona. Edhe përkundër rënies së numrit të rasteve të reja ditore në Kosovë e gjetiu, ne duhet edhe më tej t’u përmbahemi udhëzimeve higjienike në mënyrë që të mbrojmë personat e rrezikuar. Gjermania mbetet krah Kosovës dhe vazhdon të mbështes luftën e qeverisë kundër Covid 19”, tha ai.

Nga ana tjetër Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen në këtë situatë që po kalon vendi.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!