Polonia kohët e fundit mori raketa Patriot nga Gjermania dhe njoftoi se dëshiron t’i dërgojë në Ukrainë për t’iu kundërvënë Rusisë.
Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blazak njoftoi se i kishte kërkuar Berlinit që të transferonte grupet e raketave Patriot në Ukrainë.
“Pas sulmeve të reja raketore ruse, i kam kërkuar Gjermanisë të zhvendosë grupet Patriot në Ukrainë dhe t’i vendosë ato në kufirin e saj perëndimor”, shkroi ministri në Twitter.
Të hënën, Polonia tha se do të propozonte vendosjen e grupeve shtesë Patriot pranë kufirit të saj me Ukrainën, pasi Gjermania ofroi sistemet. /abcnews.al