Gjermania hyn në skenarin e krizës, kufizime në furnizimin me gaz, preken edhe familjet

schedule16:27 - 5 Shtator, 2022

schedule 16:27 - 5 Shtator, 2022

Rregullatori i energjisë i Gjermanisë njoftoi se ka finalizuar udhëzimet për prioritizimin e furnizimeve me gaz natyror në dimër, duke vënë në fuqi skenarin e krizës që kishte hartuar.

Në veçanti, sipas një kabllogrami të Reuters, edhe “klientët e mbrojtur” (individët, familjet) do të duhet të kursejnë energji në disa raste, ndërsa “klientët e pambrojtur” (ndërmarrjet e mëdha, industritë) do të jenë në gjendje të furnizojnë në mënyrë preferenciale vetëm nëse kjo është jetike për operacionet e tyre.

Sipas të njëjtit informacion, familjet nuk do të kenë të drejtën e furnizimit me gaz natyror për ngrohjen e pishinave private ose saunave, ndërsa kompanive që prodhojnë produkte farmaceutike kritike për jetën mund t’u jepet përparësi, tha rregullatori në një shënim që shpjegon dispozitat.

Reuters gjithashtu vë në dukje se industritë që prodhojnë produkte jetike do të marrin furnizim preferencial me gaz natyror në situata emergjente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!