Tre ndër fuqitë e mëdha evropiane duket se do të bashkëpunojnë për të prodhuar avionë luftarakë. Mediat e huaja bëjnë me dije se ministria gjermane e Mbrojtjes ka bërë me dije se në kuadër të një bashkëpunimi mes autoriteteve do të bëhet e mundur që Franca, Gjermania dhe Spanja të prodhojnë avionë luftarakë të përparuar.
Ndër të tjera mësohet se ky do të jetë projekti më i madh i mbrojtjes në historinë e Evropës, me vlerë më shumë se 100 miliardë euro. Ndërkohë pritet që detajet e mëtejshme do të bëhen me dije gjatë muajit maj.
Programi ambicioz parashikon prodhimin dhe ndërtimin e avionëve luftarakë të përparuar të gjeneratës së re nga viti 2040 e këtej.
Pika kryesore e mosmarrëveshjes, e cila ishte një pengesë për marrëveshjen përfundimtare midis tre vendeve, ishin të drejtat e pronësisë së programit, me Gjermaninë që kërkonte qasje të pakufizuar në rezultatet e departamentit të kërkimit.
Sipas një përfaqësuesi të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në fakt, një marrëveshje e barabartë për përdorimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, në një mënyrë që respekton interesat e të gjitha vendeve të përfshira, është një përparësi kryesore për Berlinin.
Ndërkohë Dassault Aviation, Airbus dhe Indra do të luajnë një rol kryesor në planin për të zëvendësuar flotat e tre vendeve Eurofighter dhe Rafale. e.su./abcnews.al