Gjermania fiton 2-0 ndaj Irlandës së Veriut

schedule15:10 - 10 Shtator, 2019

schedule 15:10 - 10 Shtator, 2019

Gjermania ia doli të marrë kryesimin në grupin C pas fitores 2-0 në transfertën e Irlandës së Veriut. Nuk zhgënjen edhe Holanda që realizoi goleadë përballë Estonisë.

Gjermania ia doli të marrë tre pikët në transfertën e Irlandës së Veriut. Triumf që i ngjiti “pancerat” në krye të grupit C me 12 pikë.

Një paraqitje mjaft e mirë e të besuarve të trajnerit Hoakim Lëv të cilët kaluan në avantazh në fillimin e pjesës së parë me mbrojtësin Halstenberg. Gjermanët nuk e ulën për asnjë moment ritmin e lojës duke kërkuar edhe golin e sigurisë të cilën e gjejnë vetëm në fundin e takimit me Gnabri.

Në sfidën tjetër te grupit C, Holanda fitoi me goleadë në transfertën e Estonisë. Tulipanët realizuan plot 4 gola ndërkohë që njeriu i ndeshjes ishte Ryan Babel me një dopjetë personale.

Sulmuesi premtues realizon golin e pare në pjesën e pare falë edhe një pakujdesie të portierit estonez. Në minutën e 48 Babel realizon edhe golin e dytë, por kësaj radhe me kokë.

Për shifrat 3-0 realizoi Depay me një të majtë precize. Në fundin e takimit futbollisti i Liverpool, Wijnaldum i vendosi kapakun sfidës për 4-0. Holanda ngjitet në kuotën e 9 pikëve në grupin C.

Në sfidat e tjera, Kroacia barazoi në fushën e Azerbajxhanit me rezultatin 1-1, Sllovenia fitoi ndaj Izraelit, Austria nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Polonisë ndërkohë që Hungaria u mund në shtëpi nga Sllovakia./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!