Gjermania po shqyrton dërgimin e raketave me rreze të gjatë Taurus të modifikuara teknikisht në Ukrainë, ka raportuar revista Der Spiegel.
Qeveria gjermane po zhvillon bisedime me industrinë e mbrojtjes për të kufizuar programimin e raketave Taurus në mënyrë që ato të mos përdoren për të sulmuar objektivat në Rusi.
Qeveria nuk ka marrë ende një vendim, por bisedimet janë në vazhdim.
Më herët, një ligjvënës i lartë ukrainas u shpreh se fraksionet parlamentare në Gjermani kanë “arritur një konsensus” për të furnizuar Ukrainën me raketa lundrimi Taurus.
Javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes deklaroi se Berlini nuk planifikon të furnizojë raketat dhe armët nuk janë prioriteti më urgjent./abcnews.al