Gjermania do të ‘braktisë’ rregullat e rrepta të ndërtimit

schedule09:00 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:00 - 26 Shtator, 2023

Qeveria gjermane miratoi të hënën një plan prej 14 pikash për të trajtuar krizën e strehimit në vend.

Marrëveshja erdhi në ditën e një takimi vendimtar midis industrisë së ndërtimit dhe udhëheqësve të qeverisë dhe kancelarit Olaf Scholz, pasi industria e ndërtimit dhe banesave është në krizë.

Çfarë po planifikon qeveria për të luftuar krizën e strehimit?

Berlini do të pezullojë për një kohë të pacaktuar planet për të vendosur standarde më të rrepta për izolimin e ndërtesave. Kjo do të nënkuptonte një largim nga standardi i kursimit të energjisë EH40, sipas dokumentit të parë nga disa agjenci lajmesh.

Koalicioni qeveritar i socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërve ambientalistë dhe Demokratëve të Lirë neoliberalë (FDP) kishin rënë dakord që EH40 të bëhej normë deri në vitin 2025. EH40 do të thotë një kërkesë prej 40% të energjisë së një ndërtese të krahasueshme. Standardi aktual është EH55.

“Duke pasur parasysh kushtet e vështira që mbizotërojnë aktualisht në sektorin e ndërtimit dhe strehimit për shkak të normave të larta të interesit dhe kostove të ndërtimit, futja e EH40 si standard ligjor i detyrueshëm për ndërtesat e reja “nuk është më e nevojshme gjatë kësaj legjislature dhe do të pezullohet”, thuhet në informacione të ndryshme.

“Normat e larta të interesit dhe inflacioni janë një barrë e rëndë për industrinë e ndërtimit”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck të hënën, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. Ministri vuri në dukje se masat izoluese, për të cilat industria e ndërtimit tha se do të zbehin një treg tashmë të dëshpëruar, “mund të presin”. “Unë nuk shoh se si mund të futet gjatë kësaj legjislature ky standard i ri ,” tha Habeck-u.

Masa të tjera përfshijnë zgjerimin e qasjes në kredi të përballueshme dhe “subvencionimin e klimës” që synon zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes që përdorin lëndë djegëse fosile me sisteme miqësore me mjedisin.

Sektor në vështirësi

Për muaj të tërë, plani ka sjellë kritika të forta nga industria e ndërtimit për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove të ndërtimit.

Gjatë periudhës kur normat e interesit ishin të ulëta, standardet gjithnjë e më të rrepta të strehimit u zhvilluan në nivel federal, shtetëror dhe lokal, tha Klara Geywitz (SPD), Ministre e Drejtësisë e Ndërtimit, në kanalin televiziv publik ARD. “Sot, të tre nivelet e qeverisjes duhet të kuptojnë: ne duhet të ulim standardet dhe të ulim kostot.”

Çmimet e pronave rezidenciale gjermane po përballen me një rënie serioze, me rënien më të madhe të çmimeve të regjistruar këtë vit që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2000, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se lejet e ndërtimit për apartamentet në ekonomisë më të madhe të Europës ranë 31,5% në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa çmimet e ndërtimit u rritën me gati 9% gjatë vitit. Në marrëveshjen e saj të koalicionit, qeveria vendosi një objektiv prej 400.000 ndërtesash të reja çdo vit./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!