Gjermania dhe Holanda premtuan se do të rimarrin terroristët e Isis dhe familjarët e tyre të cilët aktualisht mbahen të burgosur në Turqi. Lajmi u konfirmua nga ministri i brendshëm turk.
Dy ditë më parë qeveria e presidentit turk Erdoan nisi dëbimet e para të luftëtarëve të huaj, që në fazën e parë përfshijnë rreth 20 militantë francezë dhe gjermanë.
Në burgjet turke ndodhen 1.201 xhihadistë të kalifatit, sipas shifrës së konfirmuarnga Erdogan, përvec 287 të tjerëve – pjesa më e madhe të huaj, të cilët janë arrestuar gjatë ofensivës ushtarake turke kundër militantëve kurdë në veri të Sirisë./abcnews.al