Gjermania do të dërgojë avionë luftarakë “Tornado” dhe një avion patrullimi detar në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik, ka thënë misioni i Gjermanisë në NATO.
Një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes në Berlin tha se nuk mund të jepte ndonjë detaj për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Më herët gjatë ditës, marina gjermane dërgoi gjashtë anije luftarake shtesë, katër prej tyre në Detin Baltik. /abcnews.al