Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të martën i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të forcojë sanksionet ndaj teknologjisë iraniane të dronëve pas sulmit të së shtunës ndaj Izraelit.
“Kam bërë fushatë në fund të vjeshtës së bashku me Francën dhe partnerët e tjerë brenda Bashkimit Evropian që ky regjim i sanksioneve të dronëve të zgjerohet më tej… Shpresoj që tani më në fund mund ta bëjmë këtë hap së bashku,” tha Baerbock në Berlin pas bisedimeve me homologun jordanez, Ajman Safadi.
BE vendosi sanksione në dhjetor në përgjigje të prodhimit të dronëve nga Irani që Rusia ka përdorur në luftën e saj në Ukrainë. Kryediplomatja gjermane tha gjithashtu se ajo do të udhëtojë në Izrael për të diskutuar se si të de-përshkallëzojë situatën.
“Ne do të diskutojmë se si mund të parandalohet një përshkallëzim i mëtejshëm me gjithnjë e më shumë dhunë”, tha Baerbock./abcnews.al