Gjermani, vriten 3 persona me shigjeta harku në hotel

schedule22:40 - 12 Maj, 2019

schedule 22:40 - 12 Maj, 2019

Policia gjermane ka konfirmuar se janë duke hetuar vdekjen e tre personave, trupat e të cilëve u gjetën me shigjeta harku në një dhomë hoteli në Bavari, transmeton Anadolu.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se punonjësit e hotelit në qytetin Passau gjetën trupat dhe dy harqe në dhomë.

Policia tha se tre viktimat, të cilat u gjetën të shtunën, ishin një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 33 dhe 30 vjeç, të gjithë shtetas gjermanë. Ata theksuan se nuk është e qartë se çfarë ishte marrëdhënia e tyre, çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit ose se si saktësisht vdiqën të tre.

Policia gjermane njoftoi sot se ka hapur një hetim pasi ka gjetur trupat e tre personave të vrarë me shigjeta në një dhomë hoteli në Bavari.Punonjësit e një hoteli në qytetin e Pasaut gjetën trupat e një burri 53 vjeç dhe dy gra 33 dhe 30-vjeç.

Siç deklaroi policia, ata janë shtetas gjermanë, transmeton KosovaPress. Kufomat e personave të vdekur janë dërguar me urdhër të prokurorit për ekspertizë mjeko-ligjore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!