Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë në Rot am See , një qytezë me 5200 banorë në jug të Gjermanisë. Sipas mediave në vend, autori i sulmit është arrestuar nga policia.
Në profilin e saj zyrtar në Twiter policia e qytezës konfirmon arrestimin e autorit, duke përjashtuar pistën e sulmit terrorist. Mediat raportojnë se shkaku i tragjedisë ka qenë një zënkë. /abcnews.al