Gjermani, sulmohet zyra e deputetit me origjinë afrikane

schedule10:54 - 5 Maj, 2023

schedule 10:54 - 5 Maj, 2023

Ligjvënësi i parë gjerman me ngjyrë Karamba Diaby tha sot se zyra e tij në qytetin lindor Halle ishte në shënjestër të një sulmi me zjarrvënie.

“Mbrëmë ka pasur një zjarrvënie në zyrën time. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua”, tha Karamba Diaby në Twitter, por shtoi sulmi se shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

“Ky akt më zemëron. Por është gjithashtu e qartë se nuk do të trembem”, tha politikani socialdemokrat.

Ligjvënësi i lindur në Senegal ka marrë kërcënime të shumta në vitet e fundit nga ekstremistët e krahut të djathtë dhe zyra e tij gjithashtu është vënë në shënjestër disa herë, duke përfshirë të shtëna me armë zjarri në vitin 2020.

Policia tha në një deklaratë se ka arrestuar një 55-vjeçar në lidhje me zjarrvënien dhe se hetimet janë në vijim. Diaby tha se i dyshuari është tashmë i njohur për policinë dhe ai ka paraqitur disa ankesa penale kundër tij në të kaluarën për vepra të shumta, duke përfshirë fyerje raciste.

“Shpresoj se hetimet do të çojnë shpejt dhe me vendosmëri në rezultate të besueshme”, tha ai.

Gjermania ka qenë skenë e racizmit në rritje vitet e fundit, i nxitur nga propaganda e grupeve dhe partive të ekstremit të djathtë, të cilat kanë shfrytëzuar krizën e refugjatëve dhe janë përpjekur të ngjallin frikë nga emigrantët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!