Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani ka tejkaluar shifrën 82 mijë humbje jete.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan 22,231 të prekur, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 332, 532 persona.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 312 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 82, 280 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë në Gjermani 19, 854, 550 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 6, 038, 063 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
/abcnews.al/