Gjermani, Scholz paraqet të mërkurën një kërkesë për votëbesim

schedule10:13 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 10:13 - 11 Dhjetor, 2024

Kancelari Olaf Solz  brenda ditës do të dorëzojë në parlamentin federal kërkesën për votëbesim, e cila pritet të çojë zyrtarisht në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për 23 shkurt 2025.

Deputetët do të votojnë të hënën, më 16 dhjetor.

Zgjedhjet janë planifikuar tashmë, por sipas kushtetutës, kancelari duhet të kërkojë votëbesimin në Bundestag, votimi duhet të bëhet brenda 48 orëve, kërkesa duhet të refuzohet dhe më pas presidenti federal duhet të shpërndajë parlamentin.

Pasojë e shpërndarjes është mbajtja e zgjedhjeve brenda 60 ditëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!