Gjermani, Puigdemont rrezikon ekstradimin në Spanjë

schedule10:20 - 3 Qershor, 2018

schedule 10:20 - 3 Qershor, 2018

Prokurorët gjermanë i kanë paraqitur Gjykatës së Apelit të landit, Shlesvig Holshtein, një kërkesë të re për të lejuar ekstradminin e liderit separatist Carles Puigdemont në Spanjë.

Kërkesa ka ardhur pasi hetuesit kanë njohur akuzën kryesore të ngritur nga shteti spanjoll ndaj politikanit katalanas, atë të rebelimit; pa harruar këtu ato për përvetësim fondesh publike dhe korrupsion.

Sesa kohë do t’i duhet Gjykatës së Apelit për të vendosur, kjo është ende e paqarta. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga ky institucion bëhet me dije se Qershori mund të jetë i pamjaftueshëm për të marrë verdiktin.

Në Prill, gjykata në fjalë kishte vendosur kundër ekstradimit të Puigdemont, duke e lënë atë në gjendje të lirë në Berlin. Por në kërkesën e re të prokurorëve, njohja e akuzës së rebelimit ndaj shtetit iberik bën diferencën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!