Gjermani, opozita presion qeverisë për politikën e azilit

schedule08:17 - 1 Shtator, 2024

schedule 08:17 - 1 Shtator, 2024

Ditët e fundit ka pasur disa lëvizje lidhur me politikën gjermane të azilit, por jo mjaftueshëm, pasi numri i madh i azilkërkuesve tani përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare, tha lideri i opozitës konservatore në parlamentin gjerman.

“Shumë refugjatë po vijnë në Gjermani, të cilët në të vërtetë duhet të aplikojnë për azil në vende të tjera”, shkroi Friedrich Merz, kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU), në buletinin e tij javor drejtuar mbështetësve të partisë, të cilin grupi i gazetave ”Funke Media” e botoi sot.

”Masat e shpallura nga kancelari Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë dhe partnerët e tij të koalicionit, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) pro biznesit, nuk do ta ndryshojnë këtë”, tha ai, ”sepse ata janë edhe një herë duke mos adresuar problemin aktual”.

Merz ka bërë thirrje për zbatimin e një “emergjence kombëtare” për të anashkaluar ligjin e Bashkimit Evropian për migracionin dhe për të përshpejtuar dëbimet.

Ai tha se vendi tashmë ka arritur kufirin e tij dhe azilkërkuesit tani përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

”Ligji i BE-së parashikon një klauzolë të përgjithshme që lejon ligjvënësit kombëtar të marrë masat e veta për të ruajtur rendin publik dhe për të mbrojtur sigurinë e brendshme”, tha Merz.

Komentet e tij vijnë një javë pasi tre persona u vranë me thikë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një festivali të komunitetit në qytetin perëndimor të Solingen.

I dyshuari kryesor është një sirian, i cili besohet se i është shmangur urdhrit të dëbimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!