Në Dresden të Gjermanisë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për nazizmin. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i qytetit pas numrit në rritje të akteve të dhunës nga ekstremi i djathtë ndaj minoriteteve.
Një gjendje e jashtëzakonshme për nazizmin është shpallur në Dresden të Gjermanisë, pas miratimit me shumicë votash në këshillin bashkiak të qytetit. Vendimi u mor pas regjistrimit të rritjes së numrit të sjelljeve dhe veprimeve anti demokratike, anti pluraliste, kundër njerëzimit nga ekstremi i djathtë. Sjellje që shpesh përfundojnë në akte dhune, të cilat janë gjithnjë e më të shpeshta në këtë vend.
Me këtë vendim Dresden impenjohet për të përforcuar kulturën e përditshme demokratike dhe për të mbrojtur më mirë minoritetet dhe viktimat e dhunës së ekstremit të djathtë.
Vendimi u votua pro nga të gjelbërit, post kumunistët e Linke, liberalët dhe socialdemokratët./abcnews.al