Gjermani “mërzitet” me qenin, e lidh pas makinës dhe e tërheq zvarrë për ta çuar larg shtëpisë

schedule14:32 - 24 Tetor, 2021

schedule 14:32 - 24 Tetor, 2021

Një shtetas gjerman është arrestuar dhe është gjobitur me 30 mijë euro në Serres të Greqisë pasi ka lidhur qenin pas automjetit të tij dhe më pas e ka tërhequr zvarrë.

Ai kishte vendosur ta largonte qenin nga banesa dhe ta transportonte në një zonë tjetër, por ka zgjedhur formën më çnjerëzore për ta bërë këtë gjë.

Disa qytetarë të indinjuar nga gjesti i tij i kanë zënë rrugën duke e shpëtuar kafshën nga tortura e tmerrshme. /Abcnews.al