Gjermani, makina futet mes turmës/ Softa: Janë akte të pastra terroriste

schedule21:17 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 21:17 - 20 Dhjetor, 2024

GJERMANI– Një makinë tip “BMW” e errët, u përplas me turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra persona të tjerë janë lënduar.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar live me ABC News tha se këto janë akte të pastra terroriste, por gjithsesi do priten hetimet e shtetit gjerman, që do të përcaktojnë dhe motivet e këtij akti kriminal, që shkaktoi kaos dhe frikë në rrugët e Magdeburg.

“Duhet të shikojmë nënshtetësinë e personit dhe motivet që e kanë shtyrë. Janë akte të pastra terroriste, sepse ka hyrë në turmë dhe ka shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar. Dyshimet mund të jenë për një akt terrorist, kur kemi hyrje në turmë, synohet prishja e elementëve sigurisë, siç është Gjermania në këtë rast”, tha ai.

Shoferi është arrestuar dhe po vijojnë hetimet për të zbuluar motivet kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!