Gjermani/ Iraniani tenton t’i vërë flakën një kinemaje, plagoset nga policia

schedule08:35 - 12 Tetor, 2024

schedule 08:35 - 12 Tetor, 2024

Policia gjermane ka qëlluar dhe plagosur një 38 vjeçar iranian, i cili u përpoq t’i vinte flakën me benzinë një holli kinemaje në qytetin Krefeld, ndërsa të paktën 150 persona ndodheshin brenda ndërtesës.

Në fillim, iraniani i vuri flakën një minibusi, i vuri flakën banesës së tij dhe më pas hodhi benzinë në ndërtesën e agjencisë së punësimit. Rrugës për në stacionin kryesor të trenit, pranë të cilit ndodhet kinemaja, i dyshuari iranian mësohet se ka kërcënuar me thikë një adoleshent 16-vjeçar.

Sipas mediave, ende nuk dihet motivi, por dyshohet se ai ka probleme të shëndetit mendor. Rezulton se ai është një emër i njohur për policinë gjermane, pasi ka qenë në burg për krime të rënda.

Ai rezulton i dënuar me 4 vite e gjysmë burg në korrik 2021. Lista e krimeve është e gjatë: dy raste të lëndimit të rëndë trupor, rezistencë ndaj punonjësve të rendit, tentativë përdhunimi dhe kanosje.

Atij iu refuzuan kërkesat për azil, por jeton në Gjermani me një leje të posaçme. Sipas “Bild”, burri njihet me 27 pseudonime në sistemin evropian të refugjatëve./abcnews.al