Dy ukrainas u vranë në Gjermani, në zonën Murnau të Bavarisë, gjatë fundjavës. I dyshuari për krimin është një rus 57-vjeçar, i cili është arrestuar.
Sipas informacioneve të marra më pas nga Kievi, dy viktimat, të moshës 23 dhe 36 vjeç, ishin pjesëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, të cilët ndodheshin në Gjermani për trajtim dhe rehabilitim pas plagëve të marra në luftë.
Sipas burimeve diplomatike ukrainase të cituara nga Dpa, ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba po ndjek me vëmendje zhvillimet e hetimeve në Gjermani.
Policia nuk sqaroi nëse tre burrat njiheshin me njëri-tjetrin dhe nëse kishte një mosmarrëveshje në lidhje me luftën agresioni të Rusisë kundër Ukrainës./abcnews.al