Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermanët nisen drejt Londrës, Bayern vazhdon negociatat për Harry Kane

schedule09:56 - 14 Korrik, 2023

schedule 09:56 - 14 Korrik, 2023

Pas refuzimit të ofertës së dytë të “bavarezëve” të Bayern Munich për “bomberin” e Tottenham, Harry Kane, ditën e sotme, një delegacion i klubit gjerman është nisur drejt Londrës, ku do të negociojnë me Presidentin e Spurs, Daniel Levy për arritjen e akordit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, negociatat po ecin me ritëm të shpejt, me kampionët e Bundesliga, që ndihen optimist, teksa tashëm kanë marrë dhe “dritën jeshile” për kalimin në Bavari.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, Tottenham ka refuzuar 2 ofertat e para nga “bavarezët” e Bayern Munich dhe tani shifra e vetme që konsiderohet e pranueshme nga anglezët është ajo e 100 milionë eurove. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!