Gjergj Luca: Situata politike, barrë e rëndë për biznesin

schedule21:11 - 19 Shkurt, 2019

schedule 21:11 - 19 Shkurt, 2019

Biznesmeni Gjergj Luca ka folur se si situata politike në vend po bëhet një barrë e rëndë për ekonominë.  Ai është shprehur se politikanët duhet të frymëzojnë njerëzit dhe sipas tij, problemet që ka politika shqiptare nuk duhet t’i dëgjojë bota.

“Këta politikanë duhet të dalin nga gëç-mëçet, për popullin e vet, për njerëzit e vet, që t’i frymëzojnë. Ndodhi ajo që ndodhi dje dhe kanë problemet e veta, kanë hallet e veta. Mua më kanë rënë 5-6 telefonata duke filluar nga Italia dhe duke mbatruar në Suedi se çfarë bëhet në atë vend, çfarë po ndodh dhe po flisnin të tensionuar dhe nuk ishin të tensionuar për mua por ishin të tensionuar për biznesin e vet.  Sepse kanë 100-vjet që e ndërtojnë biznesin në Suedi dhe mund të jenë 3 breza 4 breza dhe më kanë besuar mua për të bërë punën e tyre këtu dhe unë kam punësuar me mijëra shqiptarë dhe i dërgoj përditë nga një trajler, por ai nuk ka hallin tim por hallin e vet se është ushqim Muç, nuk janë mbathje. Ai ushqimi duhet të dali në supermarket. Dhe në momentin që ndodhin këta që ndodhin këtu, a e kuptojnë këtë njerëz se ku po e kthejnë Shqipërinë?! Unë nuk dua të marr rolin e analistit për t’u thënë se çfarë duhet të bëjnë, por dua të them një gjë krejt elementare.

Unë kam marrë një këshillë nga familja ime dhe bazë e të gjithëve prej nesh është familja. Unë kam marrë një këshillë prej prindërve të mi kur kam filluar që të dal në rrugë. Dhe babai im më ka pas thënë “djalo, muhabetet e shtëpisë lëri në shtëpi. Mos i nxirr te rruga se minimalisht do bëhesh legen dhe shokët do fillojnë të tallen, maksimalisht nuk do të merret njeri më ty”. Tani unë kam krijuar këtë familje me këtë dashuri në Elbasan, me këta njerëz që e kam kthyer në grotesk gjithë menaxhimin.  Se këta po t’i marrësh seriozisht, këtë politikë, këto përplesje, po t’i marrësh seriozisht këtu luan mendësh. Ama unë çdo ditë i them këshillit tim drejtues se mos i nxrrini muhabetet e kësaj shtëpie ku ne jemi, ku hajmë bukë, ku rrisim ëndrrat tonë, ku rrimë me fëmijët, ku kemi pasioni tonë, mos i nxirrni te rruga. Sepse ka konkurencë, ka probleme, ka halle dhe na fusin stërkëmbësha.

Tani këta njërëz ky Parlament, kjo familje e madhe shqiptare ku gjithë këta shqiptarët kthejnë sytë nga këtë njërëz, si ka mundësi që muhabetet e shtëpisë së vet i marrin dhe i nxjerrin në dynja. Çfarë zgjidhin? Të ma shpjegojnë se çfarë zgjidhin? Kjo është e turpshme! Me politikë nuk dua të merrem dhe nuk kam dashur kurrë që të merrem me politikë”.

Më tej ai ka treguar se si ai ka shkaur dhe ka takaur politikanët tanë për të krijuar në të ardhme më të mirë në sferën e peshkimit.

“Para 5 viteve kur dilja me Arben Ahmetin dhe sakatohesha nëpër televizione, për t’i thënë që duhet të bësh këtë reformë, këtë reformë, këtë reformë, nuk më ka besuar. I kam shkuar Edi Ramës në zyrë, i kam shkuar Ilir Metës në zyrë, i kam shkuar Erjon Braçes në rrugë dhe e kam kapur dhe më ka thënë eja në zyrë dhe më ka pritur. Tre njerës e kanë bërë reformën në peshkim dhe kjo reformë shikoni se çfarë rezultati ka dhënë. Ai rezultat atje është i një reforme fondamentale që kanë bërë në peshkim dhe jo vetëm tek unë por tek portet e gjithandej. Këta tre njërëz e kanë bërë, Braçe, Edi dhe Meta. I kemi vajtur ne në zyrë, i kemi vajtur 4-5 burra dhe e kemi binduar dhe ka thënë po e provojmë. Në fund të vitit i kam dërguar mesazh dhe i kam thënë shikoje peshkimin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!