Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjergj Cukali më premtoi 30 mijë euro. Abcnews.al siguron dëshminë, zbërthehet Enver Jamaku, vendosi tritolin në Kamzë

schedule13:01 - 3 Mars, 2021

schedule 13:01 - 3 Mars, 2021

Enver Jamaku është zbëthyer para prokurorëve duke treguar se si mori porosinë për të vendosur tritol tek mamina e Gjon Menës më datë 8 shkurt në Kamzë, e cila shkaktoi vetëm dëme materiale pas shpërthimit.

Në dosjen hetimore të siguruar nga abcnews.al, Enver Jamaku, i arrestuar bashkë me kushëririn e tij Ermond Jamaku si edhe vetë Gjergj Cukalin, rrëfen se i “forti” i Myslym Shyrit i kishte premtuar

Jamaku thotë se e ka njohur rastësisht Cukalin pasi i kishte blerë një makinë në Tiranë. Më pas, duke i patur numrin pas blerjes së makinës, Cukali i shkruan Jamakut një SMS duke i kërkuar që të takoheshin.



Bëhet fjalë për fundin e vitit 2020, ku Cukali sipas Jamakut i drejtohet këtij me fjalët “a do punë?”

Jamaku shprehet në dosjen e siguruar nga abcneës.al se fillimisht i kishte thënë Cukalit se nuk donte punë prej atij pasi e kishte parë në televizor që merrej me punë të pista, por ishte joshuar nga shuma prej 30 000 eurosh që i ishte premtuar.

Pjesë nga dosja hetimore

“Nga materiali hetimor ka rezultuar se nisur nga rrethanat dhe te dhenat e sipercituar, sherbimet e policise kane realizuar identifikimin e shtetasit Enver Jamaku, banor i fshatit Zall Bastar, i cili eshte shoqeruar me pas eshte pyetur ne cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetimet per veprat penale te mesiperme, ne pranine e detyrueshme te nje avokati mbrojtes.

Nga pyetja e shtetasit nen hetim Enver Jamaku ka rezultuar se ai eshte personi, i cili ka marre persiper dhe ka realizuar vendosjen e eksplozivit ne makinen fuoristrade “BMW X5”, te sipercituar. Sipas deklaruesit, mund te kete rreth 5 vite, nga koha kur eshte njohur me shtetasin Gjergj Cukali qe e njeh edhe me emrin “Lashi”.

Rrethanat e njohjes me kete shtetas kane qene krejt rastesore, kur ai ka blere nje makine te markes “Audi A3”, ngjyre te bardhe. Kontaktin e ka krijuar nepermjet numrit te telefonit qe kishte lene tek makina tek “Medreseja”. Ka komunikuar me kete numer telefoni dhe personi i eshte prezantuar si shtetasi Gjergj Cukali, te cilin e ka njohur edhe nga lajmet e ndryshme ne televizor.

Kane bere pazar dhe ka blere makinen ne cmimin 2800 euro, per te cilen ka bere nje kontrate noteriale. Makinen me pas e ka regjistruar ne emrin e tij, te cilen pas rreth 5 muajsh e ka shitur perseri.

Pas kesaj njohje nuk ka kontaktuar prej shume kohesh me shtetasin Gjergj Cukali.

Perpara rreth 3 muajsh ne rrugen “Hoxha Tahsin” ka qene duke ecur ne kembe kur e ka pershendetur nga nje makine “Mercedes Benc”, ngjyre e zeze autoveture, shtetasi Gjergi Cukali.

Shtetasi Gjergj Cukali e ka thirrur “o Velo”. Ka kthyer koken dhe ka pare se ishte shtetasi Gjergj Cukali, i cili ia ka bere me dore qe do te kthehej. Sipas deklaruesit, nuk e di arsyen perse Gjergji e ka thirrur ne kete emer.

Pas rreth nje jave nje shtetas i ka shkruajtur ne aplikacionin “Whatsup” me nje numer te panjohur. Ai i ka shkruar se ku ndodhej, dhe pasi deklaruesi e ka pyetur se kush ishte, ky shtetas i ka shkruar “Une Velo, une”.

Ne keto momente eshte kujtuar se ishte shtetasi Gjergj Cukali, pasi ai e ka thirrur “Velo” ne rruge nje jave me pare. Gjergji i ka shkruar ku i ka kerkuar qe donte ta takonte. Kjo ka ndodhur para fundit te muajit Dhjetor te vitit 2020.

Sipas deklaruesit, i ka thene se ishte ne shtepi, ku rrinte me qera tek “Xhamia Xhura”. Me Gjergjin eshte takuar ne rruge perpara xhamise, rreth ores 18.00-19.00 minuta ne trotuar. Gjergji ka shkuar me nje automjet foristrade “Range Rover”, ngjyre e bardhe.

Gjergji ishte dhe me nje person tjeter ne makine ne vendin e pare dhe vete zbriti nga vendi i shoferit. Gjergji i ka thene nese kishte nevoje per pune, ku deklaruesi i eshte pergjigjur se nuk donte qe te ngaterrohej me punet e tij, duke patur parasysh se e kishte pare ne televizor Gjergj Cukalin, qe kishte probleme me drejtesine.

Gjergji e ka garantuar se nuk do kishte asnje problem, vetem se duhej te vendoste nje mine, poshte makines te nje personi dhe kete do e bente ne Kamez, ku nuk kishte kamera sigurie. Gjergji i ka thene se po ta bente kete pune do ti jepte nje shume prej 30.000 euro.

Sipas deklaruesit, duke qene se ishte i papune, por dhe me shtepi me qera, me deshiren per te blere nje shtepi, ka pranuar. Sipas deklaruesit, i ka thene Gjergjit qe te shkonin te shikonin vendin dhe personin kujt do t’ia vinte minen.

Gjate bisedes, Gjergji nuk i ka treguar emrin e personit dhe arsyen perse donte qe ti vinte eksplozivin.

Gjergji ka rene dakort dhe i ka thene se do ti bente telefon dhe do te shkonin bashke per te pare vendin dhe personin. Pas rreth 3 ose 4 ditesh para Vitit te Ri, Gjergji e ka telefonuar ne aplikacionin “Whatsup”, mbasdite”.

Jamaku shprehet se kishte marrë vetëm 3 mijë euro nga Gjergj Cukali dhe më pas është kërcënuar me jetë prej tij.

Ai shprehet gjithashtu se e kishte ndjekur për disa ditë më radhë Gjon Menë, por pamundur që t’i vendoste minën. Në fund, një ditë para shpërthimit, Jamaku shprehet se është telefonuar nga Gjergj Cukali, i cili kishte kërkuar që të vepronin patjetër.

Ndërkohë, pasi kanë folur disa herë dhe treguar se kujt dhe ku do t’i vendosej bomba, Cukali e ka orientuar Menën duke arritur në shpërthimin e datës 8 shkurt në Kamzë, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale në makinën e Gjon Menës. Ky i fundit jetonte në katin e dytë të banesës pranë së cilës ishte parkuar makina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!