Drejtor i Ansamblit, Sokol Marsi vjen këtë herë në një rrëfim ndryshe në Pas Mesnate.
“Muzika është pjesë e shpirtit e pandarë nga qenia ime,” thotë ai, ndërsa thotë se mban me shumë përgjegjësi detyrën që i është caktuar me Ansamblin Kombëtar
Sigurisht që Ansambli është pjesa kryesore e trashëgimisë sonë shpirtërore. Është një pasaportë kombëtare e cmuar, e vyer. Me Ansamblin përfaqësohemi kudo në botë. Ansambli përcon kulturën, identitetin tonë dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Sa i përket pjesës së përgjegjësisë, sigurisht që është një përgjegjësi shumë e madhe sepse edhe si krijues, ditën që kam marr atë detyrë kam menduar si është formuar ky Ansambël dhe duke parë një historik të jashtëzakonshëm të asaj trupe dhe kështu ka vijuar.” thotë Marsi./abcnews.al