Gjërat po bëhen serioze, deputetja shqiptare gati t’i thotë “PO” partnerit 20 vite më të ri

schedule18:26 - 7 Prill, 2021

schedule 18:26 - 7 Prill, 2021

Aktorja Adriana Matoshi, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës po shijon prej muajsh lidhjen e dashurisë me futbollistin, Keith Groeneveld. 41 vjeçarja është vënë në qendër të kritikave për shkak të diferencës së madhe në moshë që ka me futbollistin.

Mirëpo, paragjykimet nuk e kanë ndalur dyshen ta shijojnë në maksimum lidhjen e tyre. Për më tepër, gjërat mes tyre mund të jenë bërë zyrtare. Kjo është bërë e ditur nga vetë Adriana dhe Keith pasi ky i fundit i ka komentuar në një fotografi në Instagram.

Ai ka shkruar emojin e një unazë, duke i propozuar kështu publikisht ndërkohë që Adriana ia ka kthyer: “Po”.  Adriana ka treguar më parë se si është njohur me Keith. “Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm.

Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin.”, u shpreh pak kohë më parë Matoshi. /abcnews.al