Gjërat po bëhen më serioze, Adele hedh një tjetër hap në lidhjen me agjentin sportiv

schedule19:23 - 23 Shtator, 2021

schedule 19:23 - 23 Shtator, 2021

Adele bëri zyrtare lidhjen e saj vetëm pak ditë më parë. Duket se marrëdhënia e re e këngëtares me agjentin sportiv, Rich Paul është bërë më serioze pasi dyshja janë takuar me fëmijët e njëri-tjetrit. Thuhet se tashmë e ka prezantuar 39-vjeçarin me djalin e saj 8 vjeçar dhe se ka kaluar kohë gjithashtu me tre fëmijët e tij.

“Adele është shumë e dashuruar me Rich dhe lidhja e tyre është bërë më serioze në muajt e fundit. Ata të dy kanë takuar fëmijët e njëri-tjetrit por e kanë mbajtur lidhjen të ulët. Ata qëndrojnë në vendet e njëri-tjetrit në LA dhe janë shumë të pandashëm.”, tha një burim për E! News.

 

Kujtojmë që këngëtarja finalizoi divorcin e saj me Simon Konecki në fillim të këtij viti. Adele u martua me 47-vjeçarin në 2016 pas pesë vitesh lidhje por u nda në Shtator 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!